Partizani mund të zgjedh mes Hasanit dhe ish sulmuesit të kombëtares shqiptare  

Merkatoja e janarit në Superligën shqiptare mund të sjellë edhe ndonjë bombë tjetër. Pasi ishte Tirana ajo që shpërtheu e para bombat, tashmë një gjë të tillë pritet të bëjë Partizani, skuadër kjo që pasi triumfoi në derbin e përjetshëm përballë kampionëve në fuqi të Tiranës, sheh veten si pretendente për titullin e kampionit, pavarësisht ngecjes prej 9 pikëve ndaj Vllaznisë së vendit të parë, shkruan “infOSport.mk”.

Mirëpo për të qenë të denjtë në këtë garë, pa dyshim se Partizanit i nevojiten përforcime cilësore, ndërsa në skenë janë pikërisht emra të tillë. I pari që lakohet tashmë një kohë më të gjatë, është ai i Ferhan Hasanit, ndërsa së fundmi sipas mediave në Shqipëri, në pistë ka dalë edhe emri i ish reprezentuesit shqiptarë, Astrit Ajdareviç.

 

Që të dy këta futbollistë kërkojnë një pagë të çmendur për nivelin e Superligës Shqiptare, diku  deri 14.000  euro në muaj.

Për momentin pista Hasani duket më afër, por megjithatë nuk përjashtohet edhe emri i Ajdareviç, i cili pasi së fundmi luajti me Djurgarden në Suedi, është një agjent i lirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply