Klaudio Ranieri është prezantuar si trajneri më i ri i Nantes. Ranieri firmosi kontratë 2 vjeçare me skuadrën franceze, duke nënvizuar se “Duhet harruar atë që arrita me Leiçesterin”, që la të kuptohet se me Nante do të bëjë ndonjë mrekulli tjetër.
“Ajo që arrita me Leicester ishte diçka unike. Ishte një eksperiencë fantastike, por vi në një klub që ka fituar 8 tituj kampionë në Francë, një klub historik, me projekt ambicioz dhe për këtë arsye ndihem krenar që jam bërë pjesë e tij”, është shprehur Ranieri para mediave.