Shkëndija nesër do të ketë një transfertë të vështirë përballë Struga Trim Lum, skuadër kjo që po zhvillon një sezon shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Srgjan Zaharievski, njofton “infOSport.mk”.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Ernest Gjoka nuk do të mund të llogarisë në gjithë grupin e futbollistëve, pasi do të ketë mungesën e Egzon Bejtullait, i pezulluar për shkak kartonëve, ndërsa gjithashtu për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mbrojtësit të majtë, Zija Merxhani.
Nëse shtojmë këtu edhe dyshen Jan Krivak dhe Valon Ahmedi, që janë në dyshim, atëherë Gjoka vërtetë do të ketë probleme për tu mbështetur në idetë e tij rreth skemës së lojës.
Mirëpo në gjithë këto lajme jo pozitive, ka edhe një lajm të mirë për strategun shqiptarë, pasi në skuadër i rikthehen mesfushor Armend Alimi dhe sulmuesi Ljupçe Doriev. Ky i fundit madje kishte shënuar një nga golat në atë fitore 2:0 në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Tetovë.