Përveç trajnerit Skender Gega, i cili tashmë disa ditë ndodhet në vetëizolim, pozitiv me “Covid 19” te skuadra e Kukësit në Superligën shqiptare kanë rezultuar edhe 3 anëtarë të tjerë, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj, si dhe për zëdhënësin e klubit, Erjon Allaraj.
Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.