Interi ka arritur një fitore të vështirë, por shumë të ëmbël në ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Skuadra zikaltër e Antonio Kontes shënoi fitore 4:3 ndaj Fiorentinës në një ndeshje të çmednur të zhvilluar në “Xhuzepe Meaca”. Të dyja skuadrat dhuruan një shou të vërtetë, ku rezultati ndërroheshe disa herë, ndërsa nikoqirët treguan karakter dhe në fund rrëmbyen 3 pikët e plota.
Mysafirët nga Firenca kaluan të parët në avantazh, edhe atë vetëm pas 3 minutave lojë, kur Kristian Kuame mposhti Handanoviçin. Interi arriti barazimin në minutat shtesë të pjesës së parë përmes sulmuesit Lautaro Martinez, i cili solli simetri në rezultat.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë një autogol i Federiko Çekerinit, bëri që Interi për herë të parë në këtë ndeshje të ndodhet në avantazh. Më pas Fiorentina u kundërpërgjigjë me dy gola të shpejtë me anë të Gaetano Kastrovilit (57’) dhe Federiko Kiezas (63’), ndërsa para fundit të takimit “neroaxurrët” falë golave të shënuar nga Romelo Lukaku në minutën e 88-të dhe Danolo D’Ambrosio në të 89-tën bënë kthesën e madhe, duke shënuar një fitore të çmendur që në start të kampionatit, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë Lacio më herët gjatë ditës me rezultatin 2:0 mundi Kaljarin në transfertë, ndërsa fitore si mysafir shënuan edhe Atalanta 4:2 përballë Torinos dhe Benevento 3:2 përballë Sampdorias.