Ernest Gjoka konfirmohet edhe për një sezon në stolin e Shkëndijës. Strategu nga Tirana duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “kuqezinjëve” nga Tetova për të vijuar qëndrimin e tij edhe për sezonin 2020/2021.
Ditë më parë, sidomos nga mediat maqedonase në vend u përfol se Gjoka kishte mbyllur gjithçka me tetovarët, duke lakuar emra të tjerë për ta pasuar atë, e ku si emër i mundshëm përmendej edhe ai i Ilir Dajës.