Skuadra e Vardarit edhe zyrtarisht mbetet pa licencë dhe pa gara europiane këtë verë. Të njejtën e konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot, me çka bëri të ditur klubet që u furnizuan me licencë UEFA për këtë sezon.
Klubet që morën të drejtën për të luajtur në garat ndërkombëtare janë Akademia Pandevi, Shkëndija, Shkupi, Renova, Rabotniçki, Sileksi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi. Ndërkohë klubet që nuk u licencuan përveç Vardarit janë edhe Boreci, Bregallnica dhe Struga Trim Lum. Ky viti i dytë radhazi që Vardari nuk merr licencë UEFA për shkak të borxheve. FFM nesër do ti bëjë të ditur ekipet që do ta përfaqësojnë vendin në garat europiane këtë verë.