Boreci të mërkurën e bëri atë që se kishte bërë deri më tani në LPFMV

Boreci të mërkurën mundi Makedonija Gj.P në Shkup, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e parë në ndeshjet në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Gorazd Mihajllov në 22 javët paraprake asnjëherë nuk kishte mundur të marrë fitore jashtë Velesit, ku në 11 ndeshjet e deritanishme kishte regjistruar vetëm 2 barazime dhe plotë 9 disfata.

Ndeshja e 12-të si mysafir doli të jetë me fat për këtë skuadër, pasi dje falë golave të shënuar nga Radoviç dhe Desniq që në pjesën e parë mundi Makedonija GJ.P me shifrat 2:0.

Me këtë fitore, e 7-të në këtë sezon, Boreci tashmë ka lëshuar pozitën e fundit në renditje, që mbahet nga Struga Trim Lum.

Foto: gol.mk

 

Leave a Reply