Gafa e Alen Sherrit në humbjen me Tiranën në “Loro Boriçi” i ka mërzitur të gjithë në Shkodër, e në veçanti trajnerin, Mirsad Jonuz, i cili si duket ka reaguar shumë shpejt, duke gjetur zgjidhjen në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.
Jonuz te Vllaznia do të marrë portierin Andreja Efremov, ndryshe bashkëqytetarin e tij nga qyteti i Sveti Nikolës, i cili së fundmi ishte pjesë e Sileksit.
Ndryshe 27-vjeçari Efremov karrierën e tij e kishte nisur te Metalurgu, që më pas të transferohet te Rabotniçki, ndërsa në sezonin 2015/2016 ai mbronte ngjyrat e Renovës. Pikërisht nga skuadra tetovare verën e vitit 2016-të, Efremov u transferua në Portugali te skuadra e Famalicao, nga e cila skuadër tetorin e vitit 2017-të u transferua në kampionatin bullgarë te skuadra e Lokomotiv Sofjes.
Rikthimi i tij në futbollin vendor ndodhi fillimin e vitit 2019-të, kur vendosi ti bashkohet Sileksit, për rë cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë bëri vetëm 4 paraqitje.
Ndryshe në elitën e futbollit vendor Andreja Efremov numëron 135 paraqitje, pjesën më të madhe me Metalurgun, gjithsej 84.