Merkatoja e janarit ishte mjaft interesante, dhe një nga emrat e përfolur ishte edhe ai i mesfushorit kroat, Ivan Rakitiç.
Barcelona kalkulonte në largimin e tij, kurse Inter ishte skuadra që interesohej për shërbimet e tij, Me të gjitha këto ndodhi, i pakënaqur ka mbetur vetë Rakitiç, i cili ka ndjerë mos-respekt.
“Ka pasur disa gjëra që nuk kam pëlqyer. E kam thënë hapur” – ka thënë Rakitiç.
“Ne e dimë se ka njerëz që marrin vendime, por këtu ne jemi të qeshim dhe të shijojmë. Në fund, gjëja më e mirë për klubin duhet të jetë e mirë për të gjithë” ka shtuar kroati.
“Ne duhet të pranojmë të mos i kuptojmë disa gjëra” – shtoi ndër të tjerash mesfushori i Barcelonës.
Rakitiç është aktivizuar mbrëmë kundër Levante. Ai ishte në formacionin startues të trajnerit Kike Setien, duke luajtur bashkë në mesfushë edhe me Serxhio Buskets dhe Frenki de Jong.
Duket se ai ka lënë prapa kohërat e vështira nën urdhrat e Valverdes dhe është gati për të vazhduar aventurën e tij në “Kamp Nou”.