Vardar Forina vjen me një përforcim nga futbolli kosovar!

Vardar Forina pasditën e sotme ka zyrtarizuar edhe përforcimin e katërt në kuadër të merkatos së dimrit, teksa për vete bënë Ylber Lumën, një mesfushor difenziv, i cili te skuadra nga Gostivari vjen nga rradhët e Ferizajit, njofton “infOSport.mk”.

21-vjeçari Luma si shumica e tetovarëve, karrierën e tij e kishte nisur te Shkëndija e Tetovës, që më pas të kalojë te Renova.

Me këta të fundit ai regjistroi edhe dy ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa me Ferizajin vetëm një ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Te Vardar Forina, Ylber Luma beson se do të ketë më shumë minutazh dhe se në fund bashkë me ekipin do arrijnë objektivat e drejtuesve të skuadrës, të cilët më herët transferuan portierin Alban Miftari (FC Shkupi), mbrojtësin Borjan Panovski (Rabotniçki – huazim) dhe mesfushorin Armend Çajani (Kukës – Shqipëri).

Leave a Reply