Aleksandar Ristevski më nuk është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që ditë më parë, ndërsa tashmë konfirmimi vjen edhe nga skuadra shkodrane, që vijon përgatitjet në Ohër.
Mbrojtësi 27-vjeçar me origjinë nga Prilepi skuadrës së Vllaznisë iu bashkua verën e vitit 2019-të nga rradhët e Pobedës, mirëpo në asnjë moment nuk arriti të bind me paraqitjet e tij.
LEXO GJITHASHTU:
Një maqedonas largohet, një tjetër i bashkohet Vllaznisë së Shkodrës!
Ristevski me Vllazninë zhvilloi vetëm 4 paraqitje, ndërsa drejtuesit e skuadrës e panë të arsyeshme që të prishin kontratën me këtë futbollistë i cili nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Mirsad Jonuz.
Ky i fundit repartin e mbrojtjes sërish i’a ka besuar një futbollisti nga Maqedonia, Mevlan Adilit të FC Shkupit, i cili ditë më parë firmosi me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa një gjë të tillë pritet të bëjë edhe sulmuesi Simeon Hristov, që i dha fund qëndrimit të tij te Boreci, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe sa i përket Aleksandar Ristevskit, ai karrierën e kishte nisur te skuadra e Metalurgut, që më pas të transferohet te kushërinjtë e këtyre të fundit, FK Skopje, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Mladost Carev Dvor, Pobeda, Pelister dhe Renova.