Sadio Mane më i miri në futbollin afrikan, këtë herë la pas vetes Mohamed Sallah

Sulmuesi i Liverpullit, Sadio Mane, ka fituar çimin e më të mirit në futbollin afrikan për vitin 2019-të, raporton “infOSport.mk”.

Senegalezi e fitoi garën ndaj bashkëlojtarit të tij te Liverpulli, Mohamed Sallah dhe atij të Mançester Sitit, Rijad Mahrez.

Sallah këtë çmim e kishte fituar gjatë viteve 2017 dhe 2018, duke lënë pas vetes pikërisht Sadio Manen, i cili këtë herë i’a doli të fitoj këtë çmim mjaft prestigjioz.

Gala mbrëmja e ndarjes së çmimeve për më të mirët në futbollin afrikan u zhvillya në qytetin e Hurgada në Egjipt, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe ish trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger.

Mane gjatë vitit të kaluar shënoi gjithsej 63 gola, ndërsa gjithashtu fitoi edhe tre tituj të rëndësishëm, si ai i Ligës së Kampionëve, SuperKupën e Botës dhe Kupën e Botës për Klube. Me kombëtaren e Senegalit ai arriti deri në finalen e Kupës së Afrikës.

Përveç këtyre arritjeve, Sadio Mane, u ndal në pozitën e parë në listën e golashënuesve, së bashku edhe me Mohamed Sallah dhe Pier Emerik Obamejang.

Mane u bë vetëm senegalezi i dytë që fitoi çmimin, futbollisti më i mirë në Kontinentin e Afrikës, pas El Haxhi Diuf, që fitonte një çmim të tillë për dy vite me rradhë (2001 dhe 2002).

Çmimin e skuadrës më të mirë e fitoi kampionja e Kupës së Afrikës, Algjeria, ndërsa trajner më i mirë u zgjodh Xhamel Belmadi, përcjellë “infOSport.mk”.

Në ekipin më të mirë të vitit u zgjodhën gjijthsej 3 futbollistë të kampionëve të Botës dhe Europës, Liverpullit – Mane, Sallah dhe Matip, ndërkohë në 11-shen ideale u përfshinë edhe Andre Onana (Ajaks – Kamerun), Serzh Orie (PSZH – Bregu  i Fildishtë), Kalidu Kulibali (Napoli – Senegal), Ashraf Hakimi (Borudis Dort. – Maroko), Idrisa Gej (PSZH – Senegal), Rijad Mahrez (Mançester Siti – Algjeri), Hakim Ziesh (Ajaks – Maroko) dhe Pier Emerik Obamejang (Arsenal – Gabon).

Leave a Reply