Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajer Munih, janarin e vitit 2020 do të tentojë transferimin e Leroj Sane nga Mançester Siti.
Skuadra “bavareze” dështoi ta kompleton transferimin e anësorit në verën e këtij vitit, pasi “Citizens” kërkonin mbi 100 milionë euro.
Por, Bavarezët thuhet se janë afër transferimit të Sanes, derisa vlera e tij në tregun e transferimeve ka rënë shkaku i lëndimit që pësoi në fillim të sezonit.
Në anën tjetër, është vetë dëshira e lojtarit që të transferohet në “Allianc Arena”, mirëpo që të dyja skuadrat duhet të merren vesh për shumën e transferimit.
Kontrata e Sanes skadon në verën e vitit 2021 dhe ai ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta rinovojë atë.
Kështu, Bajerni i Munihut është në pozitë ideale për t’i marrë shërbimet e 23-vjeçarit në afatin kalimtar të dimrit.