Nga mosha e re, me rekorde dhe më i dalluar nga gjenerata e tij, ndërsa në vijim i përkushtuar shumë në punë për të arritur rezultate të mëdha. I tillë është fati i basketbollistit të ri nga Shkupi, Rezart Mehmeti, i cili ka treguar cilësi që premton një të ardhme të ndritur.
Mehmeti aktualisht është pjesë e skuadrës Aurora Jesi në Itali, ku garon në ligën e kategorisë U18, por shkupjani nuk është vetëm pjesëmarrës në skuadër, pasi ai ka dëshmuar veten edhe në kampionat të huaj se nuk ndodhet aty rastësisht. Bastketbollisti shkupjan në çdo ndeshje bën diferencën me ekipin e tij dhe është më i dalluari mbi parket. Në takimin e fundit të luajtur në kampionatin italian të grupmoshave të reja ndaj ekipit të Rimnis, Mehmeti rezultoi të jetë më i miri i ndeshjes, me plot 28 pikë të shënuara, me çka falë tij skuadra e Jesit mori fitoren me rezultatin 70:78.
Gjithsesi, talenti i tij dul në pah edhe gjatë kësaj vere të 2019-tës, me Rezart Mehmetin që bëri paraqitje shumë të mira edhe me përfaqësuesen U16 të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian të zhvilluar për të rinjë. Rezarti edhe te ekipi përfaqësues kishte rolin kryesor të lojës dhe është një ndër më të mirët e sfidave, ndërsa më shumë shkëlqeu në takimin me Slloveninë kur realizoi 28 pikë.
Rezart Mehmeti – Java Sportive
Rezart Mehmeti do të jetë ardhmëria e basketbollit të Maqedonisë së Veriut. Basketbollisti nga Shkupi pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në skenën vendore dhe me përfaqësuesen U16 të Maqedonisë, po vazhdon shkëlqimin edhe në kampionatin italian ku është pjesë e skuadrës Aurora Jesi.
Публикувахте от Sportmania в Петък, 20 декември 2019 г.
Kujtojmë që Mehmeti para transferimit në Itali, ka qenë pjesë e klubit të basketbollit Shkupi. Ai me fanellën e skuadrës nga Çairi, shkruajti historinë, duke u bërë basketbollisti i dytë më i ri në historinë e vendit tonë që debuton në një ndeshje të Ligës së Parë te seniorët, duke u aktivizuar në ndeshje si 13 vjeçar.