
Werder Bremeni i dorëzoi Milot Rashicës çmimin “Lojtari i sezonit 2018/19” para mijëra fansave në “Ditën e Tifozëve”. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, i njohur me nofkën “Raketa” në mesin e mbështetësve të Werderit, ka spikatur me performancën e tij gjatë sezonit të kaluar.
Nëntë golat e shënuar në Bundesligë ndaj skuadrave të tilla si Augsburg, Leverkusen, Mainz, Leipzig etj. Ndërsa e veçanta është se në të gjitha rastet kur ka shënuar Rashica Werderi ka fituar, dhe kjo e bënë 23-vjeçarin një nga lojtarët më të rrezikshëm në Bundesligë. Rashica është në kërkim të përmirësimit të rekordit të tij prej 14 golash të shënuar në total gjatë sezonit të kaluar.