Shkëndija në këto momente po zhvillon ndeshjen eparë kontrolluese në Slloveni, aty ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve në prag të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, që i presin “kuqezinjtë” në muajin korrik, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i parë i skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut, është skuadra nga elita e futbollit slloven, Olimpija, ndaj së cilës Shkëndija po dominon në 10 minutëshin e parë të ndeshjes.
Shkëndija shënoi vetëm pas 4 minutave jo të plota, mirëpo goli i Visar Musliut u anulua, pasi paraprakisht Marjan Radeski kishte fauluar një futbollistë kundërshtarë në zonën e rreptësisë.
Shkendija avanson ndaj skuadres sllovene te Olimpija
Shkendija avanson ndaj skuadres sllovene te OlimpijaNDESHJE MIQESORE QE PO ZHVILLOHET NE SLLOVENISHKËNDIJA – OLIMPIJA 1:0(E. Totre 5')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 19 юни 2019 г.
Mirëpo nuk kaluan shumë sekonda, dhe Shkëndija avnsoi me golin e Enur Totre. Skuadra sllovene pasi shpëtoi nga goli i pësuar pas ndërhyrjes së arbitrit, nisi aksionin nga portieri i saj, i cili vendosi që të kombinojë në afërsi me bashkëlojtarët e tij, mirëpo presioni nga ana e luanëve “kuqezi” u pagua, pasi ata gabuan, ndërsa Agim Ibraimi duke mos komplikuar asgjë pasoi për Totren që kishte një pozitë më të volitshme dhe nga brendia e zonës shënoi për 1:0.
Ndeshjen e dytë në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, Shkëndija do ta zhvillojë me 23 qershor kundër skuadrës së FC Fastav Zlin nga Republika Çeke.