Shkëndija mund Ak.Pandevin dhe thellon epërsinë në renditje (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbi ndeshjen e javës së 26-të përballë Akademia Pandevit në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë kampionët vetëm se po i afrohen edhe më shumë titullit kampion, që do ishte i treti në historikun e skuadrës tetovare dhe i dyti rresht, pas atij vitin e kaluar. Në mungesë të golave nga ana e sulmuesve, edhe në këtë ndeshje realizoi mbrojtësi Visar Musliu, për të cilin ishte ky goli i dytë rradhazi, pas atij ndaj Sileksit në Kratovë, duke pasur parasysh se reprezentuesi i Maqedonisë pauzoi në ndeshjen ndaj Pobedës.

Shkëndija avanson ndaj Akademia Pandev në Strumicë

Shkëndija avanson ndaj Akademia Pandev në Strumicë AKADEMIA PANDEV – SHKËNDIJA 0:1(V. Musliu 29')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 април 2019 г.

Ndeshjen Osmani e nisi me Samir Fazliun në sulm, dhe me Agim Ibraimin pas tij, ndërsa nga krahët kanoseshin Stenio Zhunior dhe Omar Imeri, i cili në pjesën e dytë u zëvendësua nga Valmir Nafiu. Edhe në këtë ndeshje minutat e tij morri Marjan Radeski, njëjtë sikurse edhe Bojku, ndërkohë sa i përket pjesës tjetrës të skuadrës, ajo ishte ajo standarde me Muratin dhe Micin në krahët, golashënuesin Musliu dhe Bejtullain në qendër të mbrojtjes, pastaj Alimin dhe Totren në qendër të mesfushës, teksa në portë ishte i pazëvendësueshmi Kostadin Zahov, që arriti të ruaj rrjetën e tij të paprekur edhe në të katërtën ndeshje të stinorin pranveror, nga gjithsej 7.

Shkëndija me fitoren e sotme numëron 59 pikë, 10 më shumë se Vardari i vendit të dytë dhe plotë 14 se kundërshtari i sotëm, Akademia Pandev, që renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply