Renova e pamëshirshme ndaj skuadrës shqiptare të Devollit

Renova gjatë ditës së sotme në Ohër ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në prag të stinorit pranveror, e ku ka gjetur edhe fitoren e parë, njofton ‘infOSport.mk’. Pas disfatës 2:1 ndaj Shkëndijës dhe barazimit 2:2 ndaj Pobedës, të besuarit e trajnerit Nikolla Ilievski – Xhixhi sot ishin më të mirë se skuadra e Kategorisë së Dytë në Shqipëri, Devolli, duke e mundur me rezultatin 5:2.

Alban Sulejmani dhe Bojan Miovski ishin autorë të golave për ‘gjipspunuesit’ gjatë pjesës së parë që u mbyllë me rezultatin 2:1, teksa në pjesën e dytë ata shënuan edhe 3 gola të tjerë me autorë Lutfi Bilali (2 gola) dhe Emran Ramadani.

Ndeshjen e rradhës Renova do ta zhvillojë me datë 28 janar kundër Gostivarit, ndërsa me 1 shkurt do të ndajnë mejdanin me skuadrën kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum.

Leave a Reply