Shkëndija gati ti marrë super talentin skuadrës së Vardarit!

Shkëndija me në krye presidentin e klubit Visar Bexheti po bënë një merkato shumë të bujshme gjatë këtij afati kalimtarë, ndërsa si duket i njëjti nuk dëshiron të ndalet vetëm tek transferimet e Agim Ibraimit dhe Zenu Husmanit.

Siç mëson ‘infOSport.mk’, Shkëndija në rradhët e veta po mendon të transferojë edhe sulmuesin e talentuar të Vardarit, Jakup Berishën, i cili nuk udhëtoi me ekipin e tij për në Alania të Turqisë. E gjithë kjo shton edhe më shumë zërat për një kalim të sulmuesit shqiptarë te skuadra e Shkëndijës, që gjithashtu mendon edhe për të ardhmen.

Berisha është vetëm 18-vjeç, mirëpo ai tashmë pas vetes numëron edhe 9 ndeshje me ekipin e parë të Vardarit në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet e këtij edicioni në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa kundër skuadrës së Pjunik Erevan nga Lituania.

Leave a Reply