Remzifaik Selmani është pranë ndarjes me Shkëndijën. Futbollisti tetovarë skuadrës kampione të vendit iu bashkua korrikun e vitit të kaluar.
Ai te Shkëndija erdhi nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpeshtit si një përforcim i madh, mirëpo po largohet vetëm pas 6 muajve, duke mos lënë gjurmë me fanellën ‘kuqezi’.
Selmani me Shkëndijën gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi vetëm 6 ndeshje, shumica si zëvendësues, ndërsa gjithashtu u paraqit në 7 nga gjithsej 8 ndeshjet europiane të ‘kuqezinjëve’ vitin që lamë pas.
Rikujtojmë Shkëndija ditë më parë angazhoi Agim Ibraimin dhe Zeni Husmanin, dy super futbollistë, të cilët me siguri se do të shtojnë konkurrencën edhe më shumë te skuadra tetovare.