FC Shkupi të enjten do të niset drejt Antalias së Turqisë për fazën e dytë dhe finale të përgatitjeve, ku do të qëndrojnë rreth 18 ditë, ndërsa bashkë me ekipin ‘bardhekaltër’ do të udhëtojë edhe përforcimi më i fundit, Maharafa Tandina, njofton ‘infOSport.mk’.
Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili te FC Shkupi vjen në formë huazimi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Mladost Doboj Kakanj.
Ndryshe në futbollin europian, 21-vjeçari Tandina kishte arritur gjatë vitit 2015-të, duke iu bashkuar ekipit të të rinjëve të Beshiktashit. Ai fillimisht kishte luajtur për ekipin U19, që më pas të arrijë të luaj edhe për ekipin e dytë të gjigandëve turq, nga të cilët gushtin e vitit 2017-të u transferua te skuadra sllovene e NK Simer Sampion Celje.
Pjesë e skuadrës boshnjake sulmuesi nga Mali është nga janari i vitit 2018-të, ndërsa brenda kësaj periudhe me Mladost Doboj Kakanj, numëron gjithsej 14 ndeshje, 12 prej të cilëve këtë gjysëmsezon, 11 prej të cilave në Premierligën boshnjake dhe një në kuadër të Kupës.
Rikujtojmë FC Shkupi ditë më parë bëri për vete edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Filip Ristovski, ndërsa shumë pranë rikthimit te skuadra nga Çairi është edhe ish futbollisti i tyre, Besar Iseni.