Ashtu edhe siç paralajmroi “InfOSport.mk” disa javë më herët, sot ndarja mes Shkupit dhe Blagoja Ljamçevski është bërë zyrtare. Nga FC Shkupi me anë të njoftimi në faqen zyrtare kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Ljamçevski.
Kontrata është ndërprerë me marrëveshje të të dy palëve, me FC Shkupin që ka faleminderuar futbollistin për kontributin e dhënë gjatë 1 viti që qëndroi në Çair.
Kujtojmë se FC Shkupi të martën nis përgatitjet për gjysmësezonin pranveror, me “bardheblutë” që fillimisht do të stërviten në Dojran, ndërsa me 17 janar udhëtojnë drejt Antalisë./InfOSport.mk