Vetëm një ditë pasi u konfirmua si trajner i Realit të Madridit, Santiago Solari ka kryer transferimin e tij të parë.
Sipas gazetës së njohur spanjolle ‘Marca’, Exequiel Palacio i River Plejt është nënshkrimi i parë i Realit të Madridit me në krye Solarin, i cili pjesë e ‘mbretërve’ do të jetë deri në vitin 2021.
20-vjeçari Palacio raportohet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Realin dhe do t’i bashkohet klubit në janar të vitit 2019.
Për shërbimet e talentit argjentinas kanë qenë të interesuar edhe PSZH dhe Mançester Siti, por spanjollët u treguan më të shpejtë dhe siguruan shërbimet e tij duke paguar klauzolën prej 20 milionë eurove.
Palacio është njëri nga futbollsitët më të vlerësuar në Argjentinë dhe ka bërë debutimin me River Plejt kur ishte vetëm 16 vjeç.