Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, me skuadrën e tij Hamburgun është shumë pranë rënies nga Bundesliga gjermane e futbollit. Hamburgu këtë të shtunë do të luaj ndaj Volfsburgut, ku me çdo kusht do të kërkojë fitoren, që do e mbante në ligën më të fortë të Gjermanisë.
Në të kundërtën Hamburgu duheshe të pajtohet me zbritjen në Bundesliga II, edhe atë për herë të parë në historikun e tyre, pasi deri më tash ishte kjo skuadra e vetme që asnjëherë nuk kishte garuar jashtë elitës së futbollit gjerman.
Titulli edhe këtë vit shkoi në duart e futbollistëve të Bajern Munihut, ndërsa dihet edhe emri i dy skuadrave të fundit në renditje, Ingolshtad dhe Darmshtad, skuadra këto që vitin tjetër do të garojnë në Bundesliga II.
Hamburgu i Mavrajt për momentin ndodhet në zonën e balotazhit, pozitën e 16-të, me 35 pikë të tubuara, ndërsa fitorja eventuale ndaj rivalit të drejtpërdrejtë, Volfsburgut do të bënte që Mavraj me ekipin e tij ti shpëtonin balotazhit dhe këtë pozitë t’ia lëshonin skuadrës nga “Volksfagen Arena” që për momentin ndodhet në pozutën e 15-të me 37 pikë të tubuara.