Dita e hënë ishte dita e fundit e Julen Lopetegi në krye të skuadrës kampione të Botës dhe Europës, Real Madridit.
Rezultatet e dobëta në 5 ndeshjet e fundit, ku ‘mbretërit’ kishin regjistruar vetëm një barazim pa gola ndaj rivalit lokal Atletiko Madridit si dhe dhe humbja e fundit 5:1 nga Barcelonë në ‘El Clasico’, bënë që Florentino Perez zë ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll.
Pas marrjes së vendimit për shkarkimin e Lopetegit, kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos, ka ngritur zërin duke i bërë me dije presidentit Perez se cilët janë dy trajnerët e vetëm që i dëshiron në ‘Santiago Bernabeu’.
Gazetari i ‘AS’, Manuel Esteban, ka bërë të ditur se Ramos i ka kërkuar Perezit që të tentoi angazhimin e trajnerëve mes Roberto Martinez dhe Mauricio Poçettino të Totenhamit.
Kjo kërkesë e Ramos, ka lënë jashtë listës Antonio Konte, i cili nga shumica konsiderohej si pasardhësi i Lopetegit.
Në një situatë të komplikuar, Perez ka vendosur për Santiago Solarin, në një periudhë të pacaktuar.