Angellovski merr Zajkovin në vend të Darko Vellkovskit të lënduar

Darko Velkovski për shkak të lëndimit nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi i Rijekës ka pësuar këputje të muskulit të kofshës dhe ky dëmtim e nxjer nga konkurenca për dy ndeshjet që pasojnë me përfaqësuesen e vendit.

Në këtë situatë seleksionuesi Igor Angellovski ka dërguar ftesë shtesë për Gjoko Zajkovin si zëvendësim për Velkovskin. Maqedonia turin e dytë në Ligën e Kombeve e nis me Lihteshtajnin në Shkup me 13 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën me Armeninë.

Leave a Reply