Jovanovski: Shkëndija na mbajti leksion futbolli

Rabotniçki të dielën në Tetovë pësoi një nga disfatat më të rënda, pasi lejoi që Shkëndija ti mund ata me rezultatin 6:2, njofton “infOSport.mk”. Megjithatë duhet pranuar se kjo nuk ishte disfata e vetme turprëruese e “romantikëve” ndaj kampionëve në fuqi të Maqedonisë, pasi një disfatë të tillë Rabotniçki kishte pësuar edhe gjatë sezonit të kaluar, edhe atë në Shkup në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

“Morrëm një leksion të mirë nga Shkëndija. Zhvilluam ndeshjen më të dobët të sezonit dhe si duket  do të duhet patjetër të përmirësojmë shumë gabime në lojën tonë. Secili futbollistë do të duhet të mendohet mirë se si ka luajtur dhe në të ardhmen të përpiqet të jetë shumë më i mirë, natyrisht, e gjithë kjo e integruar në një frymë ekipore. Nuk do të lejojmë që kjo disfatë të na tërheq në ujëra të padëshiruar, pasi duhet që menjëherë të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme. Edhe klube të mëdha si Mançester Junajtedi kanë pësuar disfata 6:2 dhe më vonë janë shpallur kampion. Të mërkurën na pret ndeshja e parë e 1/8 së finales kur do jemi mysafir të Tikveshit në Kavadar. Do të përqëndrohemi maksimalisht te kjo ndeshje, ndërsa në 20 ditët e ardhshme na presin plotë 7 ndeshje” – tha Gjore Jovanovski për sajtin zyrtarë të klubit.

Ndeshjen e rradhës kampionale Rabotniçki do ta zhvillojë të shtunën kundër rivalit lokal, Vardarit.

Leave a Reply