Luis Enrike është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Spanjës, ka njoftuar numri një i Federatës së futbollit spanjoll, Luis Rubiales, përmes një konference për shtyp.
Ish trajneri i Barcelonës në postin e trajnerit zëvendëson të përkohshmin, Fernando Hiero, i cili morri drejtimin e “Furisë së Kuqe” vetëm një ditë para nisjes së Botërorit në Rusi, kur zëvendësoi të shkarkuarin Julen Lopetegi, i cili në sezonin e ri do të drejtojë Realin e Madridit.
🚨 OFICIAL | @LUISENRIQUE21, nuevo seleccionador de la @SeFutbol#BienvenidoLuisEnrique pic.twitter.com/DuPcxVPyDI
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) July 9, 2018
Luço do të firmos kontratë dy vjeçare me Federatën spanjolle, teksa synimi i tij kryesor do të jetë kualifikimi në Kampionatin Europian të vitit 2020.
Enrike grumbullimin e parë me futbollistët spanjoll do ta ketë me 31 gusht, kur do të përgatitë skuadrën për ndeshjet kundër Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të Ligës së Kombeve.