Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi adekuat të legjendës së saj shumë vjeçare, Andres Iniesta. Që pas largimit të tij zyrtarë pas përfundimit të sezonit të kaluar, shumë emra qarkullonin si pasues i tij te skuadra “katalunase”, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe mesfushori i Mançester Sitit, Ilkaj Gjundogan.
Një gjë të tillë pohon “Le 10 Sport” nga Franca, sipas së cilës nga tabori i “katalunasve” te Gjundogan shohin zëvendësimin adekuat të spanjollit Iniesta, i cili karrierën e tij vendosi ta vazhdojë në Japoni.
Gjunodogan te Siti erdhi me rekomandim të trajnerit Pep Guardiola, mirëpo disa lëndime bënë që ai të humbas shumë ndeshje gjatë dy viteve sa është pjesë e kampionëve të Anglisë.
Ai brenda dy viteve me fanellën e Sitit në Premierligë ka zhvilluar vetëm 40 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola, ndërsa paraqitjet e tij më të mira i kishte me Borusinë e Dortmundit, pjesë e së cilës ishte për plotë 5 vite (2011-2016).
Gjunodogan me Sitin ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2020, ashtu që nëse Barcelona do të tentonte të merrte atë në rradhët e saja, do të duhej të paguante një shumë të konsiderueshme të hollash, që mund të kapin edhe shifrën e 30-40 milion eurove.