Idriz Batha do të luajë me fanellën e Shkëndijës së Tetovës sezonin e ardhshëm, pasi ka gjetur akordin me kampionët e vendit tonë.
Ish-kapiteni i Partizanit, pasi shpalli divorcin me të kuqtë, e ka gjetur ekipin e ri, që është mjaft prestigjioz.
“Supersport” bën me dije se mesfushori do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me tetovarët, kampionët e Maqedonisë.
Drejtuesit e Shkëndijës po kërkojnë përforcime nga Superiorja, pasi në planet e tyre është edhe sulmuesi i Skënderbeut, Xhejms.
Shumë shpejt pritet që klubit kuqezi të bëjë zyrtarizimin e afrimit të Idriz Bathës.