Përveç dy afrimeve të bëra ditë më parë drejtuesit e Rabotniçkit kanë vendosur gjithashtu të lirojnë nga obligimet disa nga futbollistët që ishin pjesë e tyre gjatë sezonit të kaluar, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Igor Krmar, Momçilo Rasho dhe Gëzim Krasniqin, ndërsa gjithashtu pjesë e “romantikëve” nuk do të jetë edhe sulmuesi Stojanço Velinov.
Një gjë të këtillë klubi nga “Debar Maalo” ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare, aty ku ditë më parë konfirmoi edhe arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Oliver Peev si dhe sulmuesin Filip Petkovski.