Derisa futbollistët e FC Shkupit ndodhen në pushime, drejtuesit e skuadrës nga Çairi po mendojnë në përforcimin e skuadrës së tyre, e cila pas plotë 14 viteve po rikthehet në garat europiane. Një ndër emrat që përmendet si përforcim i mundshëm i FC Shkupit, është edhe kamerunasi i Skopjes, Ouseni Mounpain.
Kamerunasi 24-vjeçar i cili luan në qendër të mbrojtjes, mirëpo edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, pas rënies së Skopjes një kategori më poshtë, nuk ka të drejtë loje në Ligën e Dytë, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që Mounpain të ndryshojë mjedis, mirëpo duke mbetur sërish në kryeqendrën tonë. Ndërkohë sipas asaj që raporton “ekipa.mk”, për shërbimet e Mounpain interesohet edhe Vardari, që te kamerunasi sheh zëvendësim për Hofhanes Hambarxhumjan dhe Darko Velkovski.