Tashmë Rijeka përveç Leonard Zhutës do të ketë edhe një futbollist nga Maqedonia, pasi Darko Velkovski sot edhe zyrtarisht u prezantua te skuadra kroate.
Velkovski firmosi kontratë për tre sezone të ardhshme me Rijekën. 22 vjeçari u transferua në kampionatin kroat si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Vardarin që kishte nga viti 2015-të. Velkovski më herët ka qënë pjesë edhe e Rabotniçkit, ndërsa ka qenë i ftuar standart në të gjitha përfaqësueset e Maqedonisë.