Në emisionin e së hënës në mbrëmje në TV Shenja, mysafir ishte kapiteni i Shkëndijës kampione të këtij sezoni, Ferhan Hasani, si dhe kapiteni i skuadrës kampione të sezonit 2010/2011, Nebi Mustafi, njofton “infOSport.mk”. Që të dy folën për suksesin e këtij viti, ndërsa në një moment në pyetjen e moderatorit të emisionit, Faton Zylbehari, nëse Hasani do ta lejonte Ibraimin të ekzekutonte penaltinë, në rast se të dy futbollistët do të kishin numrin e njejtë të golave, kapiteni “kuqezi” erdhi me këtë përgjigje: “Besartit i duhen edhe disa gola për të thyer rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe deri në fund do ta ndihmojë atë të shënojë dhe ta thyej atë rekord. Do të bëjë çmos që ai ta thyej atë rekord, pasi normalisht janë rekordet që gjithnjë mbahen mend. Shih tani flasim për rekorde, pas disa vitesh sërish do të flasim për rekordin e Besartit, dhe ne si ekip do ta ndihmojmë atë që ta thyej këtë rekord”.
Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi aktualisht janë dy golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit vendor. Që të dy kanë të shënuar nga 19 gola, ndërsa kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në mbyllje të kampionatit, që të dy do të kenë mundësinë që të shtojnë numrin e golave të shënuar.
BUBA: DO TA NDIHMOJ IBRAIMIN TË THYEJ REKORDIN E GOLASHËNUESIT!Të ftuar në emisionin “Sportmania” në TV Shenja, kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani dhe ish-kapiteni i kësaj skuadre Nebi Mustafi kanë folur për suksesin e Shkëndijës në këtë sezon. Në një moment moderatori i emisionit Faton Zylbehari, ka ngacmuar Bubën duke e pyetur nëse do ta lejonte Ibraimin të ekzekutonte penaltinë, në rast se të dy futbollistët do të kishin numrin e njejtë të golave. Ndonëse Buba është ekzekutues i parë i penaltive tek Shkëndija, ai pa hezitim ka thënë që do ta lejonte shokun e tij të skuadrës ta merr përsipër goditjen e penaltisë, duke potencuar që Ibraimi është në garë për të thyer rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë.
Публикувахте от Tv Shenja в 23 април 2018 г.