Provokon sërish Grnçarov para derbit me Shkëndijën

E mërkura në futbollin vendor është e rezervuar për derbi ndeshjen Shkëndija – Vardari. Në prag të kësaj sfide e cila gjithnjë ka sjellë shumë luftë dhe paqartësi, kapiteni i Vardarit, Boban Grnçarov, vjen me një provokim të rradhës, njofton “infOSport.mk”.

Ai në profilin e tij zyrtarë në facebook, ka shkruar: “13 points is not enough 🙂 gazi gi 🙂 (13 pikë nuk janë të mjaftueshme 🙂 shkeli :)”, duke aluduar te skuadra e Shkëndijës, ndaj së cilës në ndeshjen e para disa ditëve në kuadër të Kupës së Maqedonisë, Vardari shënoi fitore minimial 1:0 në Tetovë, mirëpo në fund u eliminua nga kjo garë, pasi Shkëndija në ndeshjen e parë në Shkup kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Pikërisht Grnçarov ishte në qendër të vëmendjes në këtë përballje, në të cilën pati një zënkë me kapitenin e Shkëndijës,  Ferhan Hasani, pas së cilës arbitri Stavrev që të dy i ndëshkoi me kartonë të kuq.

Ai pas ndeshjes në profilin e tij në facebook, kishte provokuar duke shkruar: “Andaj Vardari për ju është Real Madrid, ku ti zësh, rahi (fitoi)”

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, e fundit për këtë edicion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit të  Tetovës me fillim në ora 16:00 dhe sërish do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply