FC Shkupi nesër në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit vendor do të luajë në transfertë me Sileksin. Te ekipi nga Çairi mbizotron një atmosferë pozitive dhe optimizëm për të rrëmbyer tri pikët në Kratovë.
“Shkojmë në një nga udhëtimet më të vështira në kampionat dhe një terren ku kundërshtarët vështirë fitojnë pikët. Në pjesën e sezonit pranveror treguam se kemi kualitet dhe se luftojmë për një pozitë që dërgon në Evropë, por fati sportiv nuk ishte në anën tonë në dy ndeshjet e fundit, kështu që nga pozita e fituesit, duhej të shpëtojmë në minutat e fundit. Kjo ndeshje është në një mënyrë duel i drejtpërdrejtë me një nga konkurrentët tanë për Evropë, kështu që shpresoj se do të kthehemi me tri pikë nga udhëtimi ynë, ashtu sikurse ishte në duelin tonë sezonin e kaluar, kur ishim mysafir në Kratovë”, është shprehur për faqen zyrtare të FC Shkupit, Stojkoski.
Takimi Sileksi-Shkupi do të luhet të dielën në Kratovë, duke filluar nga ora 14:00.