Kosova ka përfituar një super talentë në emrin e “milanistit”, Ismet Sinani, i cili pasi nuk morri ftesë nga Shqipëria U19 e Erion Bogdanit, vendosi të pranojë atë të përfaqësueses së Kosovës.
Lajmin e raportojnë mediat në Kosovë dhe diçka e tillë është zbuluar gjatë emisionit “Sporti” në “KTV”. Sinani pritet të debutojë me Kosovën U19, ndërkohë që është edhe në fokusin e Kosovës U21.
Sulmuesi që luan për ekipin e të rinjëve të Milanit, më herët kishte veshur fanellën e Shqipërisë U17, mirëpo gjithashtu kishte paralajmëruar që nëse “kuqezinjtë” nuk do e merrnin në konsideratë do të zgjidhte Kosovën.