Skijatori nga Maqedonia, Stavre Jada ka përfunduar gart në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjong Çang të Koresë së Jugut. Jada në paraqitjen e tij të dytë në këtë eveniment, garën në 15 kilometra e mbylli në vendin e 99-të nga 119 pjesëmarrës. Jada këtë garë e mbylli për kohën 42 minuta e 14 sekonda e 2 të qindat. Medalja e artë në këtë disciplinë shkoi për zviceranin Dario Kolonja, ndërsa pas tij u renditën Simen Kruger nga Norvegjia dhe Denis Spicov nga Rusia.