AO, Kerber dhe Halep avancojnë në gjysmëfinale

Simona Halep dhe Agelik Kerber janë dy gjysmëfinalistet e fundit të “Grand Slem” turneut të Australian Open, njofton “infOSport.mk”.

Mëngjesin e sotëm që të dyja arritën fitore të lehta përballë kundërshtareve të tyre, duke caktuar në këtë mënyrë një përballje mes vete në gjysmëfinale.

Halep, numri 1 në botë për femra, me rezultatin 2:0 në sete (6-3, 6-2) mundi çeken Karolina Pliskova. Edhe pse ndoshta pritej shumë më shumë nga tenistja çeke, ajo luajti shumë dobët, duke zhgënjyer edhe tifozët e saj, kjo ndoshta edhe për faktin se Halep ishte superiore në fushë në çdo drejtim dhe për asnjë moment nuk e uli ritmin.

Po me të njëjtin rezultat, madje edhe më bindshëm në sete (6-1, 6-2), Kerber mundi rivalen amerikane Madison Kejs. Ndeshje ishte pa histori, e dominuar dhe fituar brenda një ore nga tenistja gjermane, që gjatë gjithë kohë ishte superiore në fushë, me ç’rast në fund me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale, ku dyshen tjetër do e përbëjnë, Mertens-Vozniacki.

Leave a Reply