Futbollisti nga Maqedonia Elif Elmas sonte pritet që të debutojë në ndeshje zyrtare me skuadrën turke Fenerbahçe.
Elmas është grumbulluar në 18-shën e trajnerit Ajkut Koçoman për transfertën ndaj Istanbulsporit në kuadër të ndeshjes së dytë në 1/8 e finales së Kupës së Turqisë.
I riu nga Shkupi te Fenerbahçe u transferua në verën e kaluar, ndërsa për shkak moshës së re nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me gjigandët turk, përderisa sonte pritet që t’i jepet shans, që të debutojë, me Koçoman i cili do të provojë futbollistë të rinjë pasi kanë avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë.
Takimi Istanbulspor-Fenerbahçe luhet sonte, duke filluar nga ora 18:30.