Bibiana Stajnhaus me shumë gjasa do të jetë arbitreja e parë femrë që do të referojë ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian, duke filluar nga sezoni 2019/2020.
Bibiana nga ky sezon edhe zyrtarisht drejton ndeshje futbolli në Bundesligë, ndërsa sipas rregullave të UEFA-s, një arbitër mund të referojë ndeshje futbolli edhe në arenën ndërkombëtare, vetëm në rast se dy vitet e fundit ka drejtuar ndeshje futbolli në një kampionat të caktuar.
Kësisoj ajo do bëhet femra e parë që do të referonte ndeshje futbolli, pasi deri më tani në Ligën e Kampionëve ishte vetëm një femër, Krisula Margariti nga Greqia, e cila megjithatë luante vetëm rolin e ndihmëses.