Mbrojtësi strugan, Egzon Belica shumë lehtë mund të ndodh që të vazhdojë karrierën në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Ai mund të bëhet futbollisti i rradhës shqiptarë nga Maqedonia që mund të luaj në elitën e futbollit shqiptarë, edhe atë në rradhët e një ndër skuadrave më të njohura, Partizani.
27-vjeçari Belica së fundmi është aktivizuar në Letoni me skuadrën e Riga-s, duke qenë titullar në pesë takime, por që prej korrikut të vitit 2017 është pa skuadër.
Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Rabotniçki, Ohrid 2004 dhe Shkëndija në Maqedoni, ndërsa gjithashtu ka provuar edhe një eksperiencë në Rumani me Concordia Chiajna dhe me Inter Turku në Finlandë.
Vlen të ceket se Belica pikërisht në Shqipëri kishte nisur karrierën e tij, duke qenë pjesë e Besës së Kavajës për plotë 4 vite (2006-2010).