PSZH dhe Bajerni presin biletat për në raundin eliminatorë (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni dhe Bajerni i Munihut që sonte kanë prerë biletat e tyre për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Paris Sen Zhermeni një gjë të tillë ka bërë me shumë stil, duke mundur sonte Anderlehtin me rezultatin e thellë 5:0, teksa “bavarezëve” u mjaftoi fitorja 2:1 në transfertën ndaj Selltikut për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive nën drejtimin e Jup Hejkens.

Kurzava ishte figura qendore në fitoren e parisienëve, kur doli në skenë gjatë pjesës së dytë me tre gola të njëpasnjëshëm (52’, 72’, 78’), ndërkohë gjatë pjesës së parë autorë të golave për PSZH-në ishin Verati (30’) dhe Nejmar (45+’).

Më të merituar për fitoren e Bajernit në transfertën në Skoci ishin Koman (22’) dhe Martinez (77’), i cili shumë shpejtë i dha kundërpërgjigjen golit të vendasve të shënuar në minutën e 74-të me anë të MkGregor.

Paris Sen Zhermeni me 12 pikë të plota nga 4 ndeshjet e parë me meritë kryeson grupin “B”, i ndjekur nga Bajerni me 9 pikë, ndërkohë Sselltiku me 3 pikë në pozitën e tretë dhe Anderlehti me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar në pozitën e fundit në dy xhirot e fundit do të diskutojnë çështjen e pozitës së tretë që siguron një vend për në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

Leave a Reply