Italia me dy mungesa të rëndësishme ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë

Goleadori i Torinos dhe njëherit kombëtares italiane, Andrea Beloti, si dhe mesfushori i Paris Sen Zhermenit, Marko Verati nuk do të jenë në disponim të trajnerit Ventura për dy ndeshjet e fundit eliminatore, të vlefshme për Botërorin e vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi, kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan “infOSport.mk”.

Sulmuesi Beloti u lëndua në ndeshjen e Torinos ndaj Veronës, ndeshje kjo që u mbyll me barazim teksa, Verati kishte marrë një lëndim në fitoren e PSZH-së të shtunën ndaj Bordos, në të cilën ndeshje parisienët shënuan një fitore të thellë, 6:2.

Rikujtojmë Italia ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Maqedonisë si nikoqir  me datë 06 tetor, teksa vetëm tre ditë më pas do të jetë mysafir i Kombëtares shqiptare në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Leave a Reply