Angellovski fton 5 shqiptarë për ndeshjet me Italinë dhe Lihtenshtejnin

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar emrat e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në dy ndeshjet e fundit eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e 23 futbollistëve të ftuar, bëjnë pjesë edhe 5 futbollistë shqiptarë, në mesin e të cilëve pas një periudhe dy vjeçare për shkak të suspendimit, rikthehet edhe Arijan Ademi i Dinamo Zagrebit.

Futbollisti shqiptarë pas suspendimit për shkak të dopingut tashmë ka marrë të drejtën për të luajtur, mirëpo vetëm nga data 07 tetor, ashtu që Ademi do të mungojë në ndeshjen e parë kundër Italisë, që në program është me 06 tetor, mirëpo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tre ditëve më pas kundër Lihtenshtejnit, që do të zhvillohet në Strumicë.

Pas mungesës në dy ndeshjet e shtatorit kundër Izraelit dhe Shqipërisë, rikthehet edhe kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, ndërsa pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë do të jenë edhe dy yjet e “verdhekuqve” Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, si dhe mbrojtësi i Vardarit, Visar Musliu.

Edhe këtë rradhë do të mungojë bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, ndërsa pjesë e listës nuk do jenë edhe David Babunski dhe Mite Cikarski, të cilët ishin në mesin e të grumbulluarve për ndeshjet me Izraelin dhe Shqipërinë.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit eliminatore për KB Rusi 2018:

Leave a Reply