Viljareali ka shkarkuar trajnerin Fran Eskriba pas vetëm 6 ndeshjesh nga starti i sezonit të ri në La Liga.
Viljareali kishte arritur dy fitore, një barazim dhe tre disfata, duke grumbulluar vetëm 7 pikë, ndërsa arsyeja më e fortë për shkarkimin e Eskriba ishte disfata e fundit kundër Getafes në transfertë (4:0).
“Viljareal ka vendosur të ndërpresë kontratën me trajnerin Fran Eskriba. Drejtuesit e klubit falënderojnë trajnerin për bashkëpunimin dhe i uron fat në të ardhmen. Në orët në vijim do të zyrtarizohet emri i ri i trajnerit”, shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit spanjoll.
Ndeshjen e rradhës, atë të javës së 7-të në La Liga, Viljareali do ta zhvillojë në teren vendas përballë Eibar, një skuadër tjetër që në kuadër të javës së 6-të kishte pësuar një disfatë të thellë, identike si ajo e Viljareal, 0:4 ndaj Selta Vigos.