Shaban Sulejmani ka shënuar edhe golin e dytë nga po aq paraqitje me fanellën e Vëllazërimit të Kërçovës, skuadër kjo e cila sot në kuadër të javës së katërt në Ligën e Dytë – Perëndim barazoi 1:1 në transfertën ndaj Labunishtës, njofton “infOSport.mk”.
Shkupjani Sulejmani realizoi vetëm pas 6 minutave lojë, duke shtangur tifozët vendas, të cilët buzëqeshën 20 minuta më pas, kur Kleçkaroski shënoi golin e barazimit.
Në vazhdim të ndeshjes të dyja palët krijuan raste shënimi, mirëpo pa mundur të prekin dot rrjetën kundërshtare, ashtu që rezultati 1:1 mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.
Me këtë barazim Vëllazërimi tashmë renditet në pozitën e tretë me 7 pikë të tubuara, teksa Labunishta me 5 pikë të tubuara ndodhet në pozitën e 6-të.
Javën që vjen Vëllazërimi në teren vendas do të mirëpret shkupjanët e EuroMilk, teksa Llabunishta sërish do të luaj ndaj një skuadre kërçovare, kësaj rradhe ndaj Zajazit, që sot barazoi pa gola në transfertën ndaj Lokomotivës në Shkup.