Rafael Nadal dhe Kevin Anderson do të luajnë në finalen e madhe të US Open, pasi në ndeshjet e tyre gjysmëfinale dolën fitues përballë kundërshtarëve të tyre. Spanjolli Nadal në një super ndeshje mundi argjentinasi Huan Martin Del Potro me rezultatin 3:1, në sete (4-6, 6-0, 6-3 dhe 6-2).
Seti i parë bëri që të mendojmë se Del Potro është i gatshëm për të bërë edhe një senzacion tjetër pas eliminimit të çerekfinale të zviceranit Roxher Federer, mirëpo nuk ndodhi ashtu pasi në tre setet e rradhës Nadal shkëlqeu duke i lejuar kundërshtarit të tij vetëm 5 gejme.
Kësisoj Nadal me meritë u kualifikua për në finalen e madhe, ku do të përballet me afrikano-jugorin Kevin Anderson, i cili në gjysmëfinalen tjetër kishte shënuar fitore 3:1 ndaj spanjollit Kareno Busta, në sete ( 4-6, 7-5, 6-3 dhe 6-4).
Për Nadal do të jetë kjo finalja e 23-të në një “Grand Slam”, ku do të kërkoj titullin e tij të 16-të, teksa në anën tjetër për Anderson është kjo vetëm finalja e parë në një nga turnetë e mëdha të tenisit botëror.