Në Spanjë: Barcelona gjeti pasuesin e Nejmar

Barcelona e ka gjetur pasuesin e brazilianit Nemar, i cili ditë më parë u transferua te skuadra e Paris Sen Zhermenit, për një shuëm rekord prej 222 milion euro.

“Sport.es” që njihet si një media e farët me klubin “katalunas”, shkruante se braziliani Kutinjo do të transferohet në “Kamp Nou” gjatë javës së ardhshme.

Klubi i tij aktual, Liverpulli ka dhënë tashmë “OK”-in për kalimin e mesfushorit te skuadra spanjolle.

Shifra që Barcelona pritet të derdhë në arkat e klubit nga “Enfilld Roud”  pritet të jetë më e lartë se 100 milionë euro, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesat e drejtuesve të skuadrës angleze.

Jurgen Klopp nuk dëshiron që të ai të largohet, por nuk ka çfarë të bëjë kur vetë lojtari prej kohësh ka dhënë aprovimin për këtë lëvizje, duke pasur parasysh se dëshiron të luaj bashkë me Messin dhe Suarezin, një treshe kjo e frikshme për çdo mbrojtje kundërshtare.

 

Leave a Reply